Bleona lë pas Adele e Demi Lovato në kategorinë Dance Songs të Billboard

By

Ngjitja e saj drejt suksesit në tokën e premtuar po siç po shihet ec sigurtë drejt cakut final.

Bleona me këngën e saj ‘Take You Over’ nga java në javë po pozicionohet më mirë në rangime prestigjioze botërore.

Sot, është shënuar rekordi i ri pasi në kategorinë ‘Dance Songs’ të Billboard kënga ka dalë e treta duke lënë pas Demi Lovaton në pozitën e katërt teksa Adele me Hello, besoni ose jo është në pozitën e 14-të.

Kujtojmë se Bleona sukses ka shënuar edhe në Europë duke u pozicionuar në maje të klasifikimeve edhe në Itali dhe shtete të tjera. /prive.al/

Artikuj të ngjashëm