Jennifer Lopez befason fansat me deklaratën e saj të fundit për të dashurin

By

Jennifer Lopez ka ndarë një vwshtrim të rrallë të romancës së saj me Ben Affleck, duke pranuar shansin e dytë “të bukur” që iu është dhënë.

“Ndihem shumë me fat, e lumtur dhe krenare që jam me të”, ka treguar këngëtarja dhe aktorja, duke shtuar: “Është një histori e bukur dashurie që patëm një shans të dytë”. Jennifer dhe Ben – çifti i njohur me nofkën  ‘Bennifer’ – fillimisht filluan të takoheshin në vitin 2002 pas takimit në xhirimet e filmit të tyre Gigli dhe u fejuan menjëherë pas kësaj.

Ata ishin vendosur të martoheshin në shtator 2003, por anuluan dasmën për shkak të vëmendjes së tepërt të medias dhe përfundimisht u ndanë në janar 2004.

Më pas, ndezën thashethemet për një pajtim menjëherë pasi fejesa e Jen me Alex Rodriguez u prish dhe më pas u zyrtarizuan në Instagram me lidhjen e tyre në korrik, ndërsa ishin në një festë evropiane për nder të ditëlindjes së saj të 52-të. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm