Laura Pausini, Alessandro Cattelan dhe Mika do të jenë nikoqirë të Eurovision Song Contest 2022 në Torino dhe lajmet do të shpallen zyrtarisht gjatë Festivalit të Sanremos në fillim të shkurtit. Kjo sipas agjencisë italiane të lajmeve Adnkronos, e cila citon “burime të mirinformuara”.
Thashethemet kanë qarkulluar për të tre yjet prej muajsh. Nëse Adkronos e ka të drejtë, këngëtarja Laura dhe drejtuesi televiziv Alessandro kanë nënshkruar tashmë kontratat e tyre. Mika, i cili e ka mohuar vazhdimisht përfshirjen e tij, thuhet se është gati të nënshkruajë kontratën e tij menjëherë.
Njoftimi zyrtar pritet të vijë në natën e dytë të Sanremos – kjo është 2 shkurt – sepse Laura është planifikuar të shfaqet si e ftuar speciale atë mbrëmje, siç mund të lexoni në faqen e internetit në gjuhën italiane EuroFestival Neës. /Prive.al