Në albumin e saj të publikuar “Dafinë moj”, Dafina Zeqiri ka edhe një bashkëpunim me të ëmën.
Kënga e parë e albumit mban të njëjtin titull, “Dafinë Moj” dhe është një duet me nënën e saj, Melihate Zeqiri. Më parë ajo ka deklaruar se talentin për muzikë e ka trashëguar nga nëna e saj.
Kujtojmë se i gjithë albumi i është dedikuar të ëmës së saj.
Në vazhdimësi këngëtarja ka rrëfyer për raportin e ngushtë që ka me nënën e saj e cila jeton në Suedi. Kjo e fundit i dërgoi edhe një mesazh vajzës së saj e cila është shumë e zënë më projekte të radhës dhe fjalët që i shkroi emocionuan të gjithë.
“Shumë shumë jam përmalluar, dua të të përqafoj me shpirt nëne, për fëmijën që nuk krahasohet me asgjë në botë. Të dua pipina ime, mezi pres të na vish në Suedi, o engjëlli jonë. Unë do vija, por ti i di shkaqet, do bëhem më mirë së shpejti, të premtoj”, shkruhet në mesazhin që këngëtarja e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram. /Prive.al