Adelina Tahiri po qëndron në Stamboll, prej nga edhe ndau edhe disa fotografi në llogarinë e saj në Instagram teksa po shijonte një darkë të bollshme.
Por, shumë nga ndjekësit e saj po i uronin asaj një shtatzëni të mbarë dhe ishte mbishkrimi i saj ajo që ngriti dyshimet.
Në postimin e saj me katër fotografi ajo shkroi, “Me Lajme te mira 🕊”.
Ata që ndjekin këngëtaren në rrjete sociale, e dinë tashmë se ajo shpeshherë ka shprehur dëshirën të ketë edhe një fëmijë të dytë më bashkëshortin e saj.
Mirëpo, sa i përket aludimeve për një shtatzëni ajo akoma nuk ka reaguar dhe lajmi i mirë mund të jetë ndonjë sipërrmarje apo këngë e re. /Prive.al