Artisti i njohur infektohet me koronavirus

By

John Mayer është diagnostikuar me COVID-19.

Muzikanti 44-vjeçar rezultoi pozitiv për virusin dhe iu desh të tërhiqej nga festivali i ardhshëm Playing in the Sand 2022, vetëm disa ditë para se ai dhe grupi i tij Dead and Company ishin vendosur të performonin.

Sipas mjekut të tij, sot pak para se të nisej për në Meksikë, John Mayer rezultoi pozitiv për COVID-19 dhe nuk do të jetë në gjendje të performojë në eventin e ardhshëm ‘Playing in the Sand’ në Riviera Cancun, nga 7-10 janar”, shkroi grupi në Instagram.

John është tani anëtari i dytë i Dead and Company që braktis paraqitjen e ardhshme. Bateristi Bill Kreutztmann së fundmi njoftoi se nuk do të mund të merrte pjesë në festival, sipas këshillës së mjekut të tij.

Festivali Playing in the Sand 2022 është planifikuar gjithashtu të zhvillohet fundjavën e ardhshme, nga 13 deri më 16 janar, dhe për momentin nuk ka asnjë fjalë nëse John do të jetë i pranishëm.

Artisti nuk e ka adresuar ende publikisht diagnozën e tij.

Artikuj të ngjashëm