“Spider-Man: No Way Home” thyen rekorde globale

By

“Spider-Man: No Way Home” po debuton në arkat globale, dërguar shifrën e fitimeve në 587.2 milionë dollarë gjatë fundjavës, pavarësisht shqetësimeve në rritje për variantin Omicron të COVID-19.

Filmi, me Tom Holland në rolin e Spider-Man, jo vetëm që po shkatërron standardet e arkëtimeve të pandemisë, por po shënon rekorde të të gjitha kohërave. Me numrin global të kësaj fundjave, ai renditet si debutimi i tretë më i madh në mbarë botën në histori pas “Avengers: Endgame” (1.2 miliardë dollarë) dhe “Avengers: Infinity War” (640 milionë dollarë). Veçanërisht, dy filmat më të mirë u hapën në Kinë, e cila aktualisht është tregu më i madh në botë i kinemasë, ndërsa “No Way Home” ende nuk ka siguruar një datë të publikimit atje.

Në SHBA, “Spider-Man: No Way Home” fitoi 253 milionë dollarë gjatë fundjavës, duke u bërë debutimi i tretë më i mirë ndonjëherë.

Artikuj të ngjashëm