Libri i Rekordeve Botërore Guinness po nderon ikonën e Tenesit Lindor, Dolly Parton për suksesin e saj të qëndrueshëm në muzikën country për më shumë se shtatë dekada.
Guinness World Records i prezantoi Parton tre titujt e saj të ri të rekordit botëror gjatë një prezantimi ekskluziv në Nashville këtë javë.
Dy tituj të rinj të rekordeve për këngëtaren janë për më shumë dekada dhe më shumë këngë në pozitën numër një në tabelën e “Billboard US Hot Country Songs”, të dyja nga një artiste femër.Parton theu gjithashtu rekordin e saj për më së shumti këngë në tabelë në përgjithësi, me 109 këngë që kanë hyrë në top-listën e Billboard. /Prive.al