Dekorim Sahiti bën thirrje për lehtësim të masave dhe hapjen e bizneseve

By

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Dekorim Sahiti, i ka bërë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës, për lehtësimin e masave AntiCovid.

Në Kosovë, mbi 60% e popullsisë tashmë është vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës AntiCovid, prandaj dhe ka kërkuar që të bëhet hapja e lokaleve, bizneseve dhe të hiqet ora policore, këto javë, gjatë festave të fundvitit.

Në postimin e ndarë me ndjekësit e tij, Dekorim Sahiti u shpreh:

“Qeveria e Republikës së Kosovës, lutemi të reflektoni, të shikoni, të analizoni dhe kuptoni që për ne hapja tani është jetike, kërkojmë këto dy javë të festave të hapemi. Hapja jonë është vaksinë për biznese është mbijetesë për ne, është motiv për mërgatën tonë që ta vizitojnë vendin e tyre”.

Më poshtë mund ta shihni postimin e tij të plotë. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm