Bill Gates flet për vitin më të vështirë të tij

By

Nëse viti 2021 ishte i vështirë për ju, nuk jeni vetëm. Miliarderi Bill Gates tha se viti aktual ka qenë “më i pazakontë dhe i vështirë” i jetës së tij. Divorci i tij nga Melinda Gates, vetmia e pandemisë, të gjitha këto e kanë prekur atë.

“Edhe pse mendoj se gjërat për të cilat kam punuar janë pjesa më interesante e vitit tim, e di që shumë njerëz janë kuriozë për një temë më afër shtëpisë: divorcin tim”, shkroi Gates. “Melinda dhe unë vazhdojmë të drejtojmë fondacionin tonë së bashku dhe kemi gjetur një ritëm të ri të mirë pune, por nuk mund ta mohoj që ka qenë një vit me trishtim të madh personal për mua”.

Divorci i Gates u bë përfundimtar në gusht pasi çifti njoftoi në maj se po ndaheshin pas 27 vitesh martesë.

Vajza e Gates, Jennifer,  një studente e mjekësisë, u martua në muajin tetor, ndërsa dy fëmijët e tij të tjerë, Phoebe dhe Rory, janë larg në kolegj, duke e lënë Gates të vetëm.

“Më mungon t’i kem në shtëpi, edhe nëse është më e lehtë të përqendrohesh në leximin e një libri ose kryerjen e punës këto ditë,” shkroi Gates.

Gates tha gjithashtu se pandemia COVID-19 nënkuptonte se ai, si shumica e njerëzve, u përball me periudha të gjata kohore pa ndërveprim social ballë për ballë.

“Ka qenë një përvojë e çuditshme dhe çorientuese,” shkroi Gates. “Bota ime personale nuk është ndjerë kurrë më e vogël se sa gjatë 12 muajve të fundit”.

Gates thotë se kishte shpresuar se viti 2021 do të ishte më i mirë se sa doli të ishte, por se ai nuk e kishte parashikuar variantin e deltës së Covid-19  ose sa njerëz do të refuzonin të vaksinoheshin ose të mbanin maska.

“Në disa vite,” shkroi ai, “shpresa ime është që e vetmja herë që do t’ju duhet të mendoni vërtet për virusin është kur të merrni vaksinën tuaj të përbashkët për COVID dhe gripin çdo vjeshtë”.

Artikuj të ngjashëm