Pak ditë më parë, kur Rihanna u shpall heroinë kombëtare në inaugurimin e Barbadosit si republikë, në rrjete sociale qarkulluan thashetheme që ajo është shtatzënë.
E gjithë kjo eufori u shkaktua nga disa fotografi të shkrepura gjatë ceremonisë.
Lexoni të plotë lajmin e mëposhtëm:
Prisni pak! Rihanna shtatzënë për herë të parë?
Mirëpo, thuhet se artistja me famë botërore ka reaguar në lidhje me thashethemet e fundit.
Ajo i është përgjigjur një mesazhi të një ndjekësit në Instagram, mesazh ky që është shpërndarë me shpejtësi në rrjete sociale.
Ndjekësja i shkruante si vijon: “A mund të vij në festën e foshnjës? E vërtetë apo jo, foshnjat e tua do të jenë shumë të bukura. Më vjen keq që të gjithë po merren me mitrën tënde”.
Këtij mesazhi i është përgjigjur vetë artistja duke kthyer përgjigje: “Haaa! Mjaaft! Ti nuk erdhe në 10 festat e mia të foshnjës! Ju më lini shtatzënë cdo vit dreqi ta marrë”. /Prive.al