Si ta kaloni këtë fund vit pa stres?

By

Gjërat që duhen bërë përpara festave të fundvitit janë të shumta dhe secila kërkon një përkushtim të veçantë.

Darka, dhurata, ftesa, përgatitje, të gjitha këto shkaktojnë lodhje dhe stres.

Prandaj më poshtë u sjellim disa mënyra si ta përballoni sa më lehtë këtë kohë:

Caktoni buxhetin 

Bëni një listë me të gjithë njerëzit të cilëve duhet t’i blini një dhuratë. Planifikoni edhe kokën që duhet të harxhoni për blerjen e secilës prej tyre, duke e kthyer këtë aktivitet në diçka të pëlqyeshme dhe jo në një veprimtari stresuese të minutës së fundit.

Përmbajuni një liste

Shkruani një listë me të gjitha gjërat që duhet të bëni për fundvit duke nisur nga ato që kërkojnë më shumë kohë për t’u realizuar dhe duke vazhduar tek ato që kërkojnë më pak, dhe në fund të secilës vendosni edhe datën kur duhet ta përfundoni, kështu do të ndjeheni më të lehtësuar dhe nuk do të ndjeni presion.

Artikuj të ngjashëm