Së fundmi, një video e publikuar nga një përdorues në TikTok ka bërë xhiron e rrjetit.
Në videon e publikuar shkruhet: “Momenti kur Stresi bën aksident tek tunelet e Sillarit në Astir. Akoma nuk dihet gjendja e repistit shqiptar”.
Një lajm i tillë ka shqetësuar fansat e artistit, por Stresi ishte i shpejtë për të reaguar duke përgënjeshtruar lajmin.
Ai i ka bërë ‘stitch’ videos në Tiktok duke shkruar, “hajde qofsha i xhenetit”.
Kështu reperi hodhi poshtë aludimet se ai ishte i përfshirë në aksident. /Prive.al
@officialstresi##duet with @bad_felingss hajde qofsha I xhenetit