Përveç surprizave dhe debateve, spektakli i sotëm ka pasur edhe një të eleminuar.
Pjesa më e madhe e banorëve kanë qenë në nominim duke ulur kështu mundësinë për të parashikuar të larguarin e rradhës.
Pas disa minutash ethe dhe tension, moderatorja Arbana Osmani tregoi emrin e banorit i cili ndërpreu zyrtarisht këtë eksperiencë.
Kledi Hysa është konkurenti i cili humbi përfundimisht mundësinë për çmimin e madh prej 100.000 eurosh.