Arbenita nuk do i hapë Ninës llogari në Instagram për një arsye shumë të fortë

By

Në prill të këtij viti, modelja Arbenita Ismajli dhe reperi Fero u bënë prindër për herë të parë.

Modelja ka zbuluar se shtatzënia e saj ishte e planifikuar dhe në jetë erdhi një vajzë që i lanë emrin Nina.

Së fundmi, është bërë një trend tek prindërit e famshëm për t’i hapur vogëlushëve të tyre llogari në Instagram.

Nisur nga kjo, Arbenita pranoi një pyetje në inbox-in e saj lidhur me këtë cështje.

“Pse nuk i keni hapur Ninës Instagram?”, ishte pyetja.

“Ende nuk është e rritur mirë dhe edukuar për këtë gjë. Instagrami ka anët pozitive po edhe negative. Mendoj se i takon asaj kjo zgjedhje dhe jo mua”, është përgjigjur Arbenita. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm