Muzika është domaini në të cilin e kemi parë më së paku së fundmi Rezarta Shkurtën.
Në dhjetor mbushen plot pesë vjet nga kënga e saj e fundit “Gjysma ime”.
Përgjatë kësaj periudhe, përpos zhvillimeve në jetën private – dramës së shkaktuar me arrestimin e më pas lirimin e bashkëshortit të saj, Ermal Hoxhës, e gjithë energjia e Rezartës ka qenë e përqendruar tek puna në studion e saj fotografike “Hera”.
Por, përmbylljen e kapitullit në muzikë, ajo nuk do ta bëjë kështu – pa zhurmë dhe pa një lamtumirë.
Karrierën, Rezarta do ta përmbyllë me një projekt të veçantë.
Këtë e ka lënë të kuptohet përmes rrjeteve sociale në të cilat mes tjerash në një postim është shprehur:
“Po sikur t’iu thoja që do jetë një këngë e fundit. Mbyllje e një kapitulli sa të bukur aq edhe të vështirë për mua”
Në vend të lamtumirës, Rezarta fansave të muzikës së saj do t’iu japë një kujtim të bukur, final! /Prive.al