Rita kësaj here pa Fidanin!

By

Jemi mësuar që kryesisht ta shohim vetëm krah Fidanit sa i përket projekteve muzikore.

Por, siç kishte paralajmëruar në një intervistë për Prive, Rita do të eksperimentojë edhe solo dhe në bashkëpunime me të tjerë artistë.

Një gjë të tillë e ka realizuar sot.

Këngëtarja e njohur ka publikuar këngën “Ke harru” në të cilën është solo.

Sidoqoftë as kësaj here shkëputja s’është e plotë sepse Fidani është pjesë e klipit.

Në orët e para nga publikimi kënga ka marrë shumë komente pozitive. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm