S4MM vjen me një letër të hapur drejtuar fansave të tij

By

Reperi nga Tetova shpejt arriti që të jetë në radarin e të gjithëve pas publikimit të “Medelina”.

Katër vjet më vonë, ai akoma vazhdon të jetë relevant në industrinë e argëtimit me prurje të reja muzikore. Dashuria dhe mbështetja që ai ka marrë nga ndjekësit dhe fansat e tij, shtynë reperin të shkruajë një letër mirënjohjeje për pikërisht këta njerëz.

Më poshtë mund ta lexonin të plotë.

“Shenjë falenderimi shkon kundrejt audiencës e cila m’ka motivu që t’sjell kualitet❗️Që nga epoka e Medelinës un e kam borxh që tju Falenderoj 142,833,113 Milion her për çdo motivim që kam marë nga dashamirët e muzikës.

Ju s’jeni thjeshtë dëgjues, ju jeni pjesë e familjes e cila m’ka dhënë shtytje që ta vazhdoj karieren time. Ju jeni arsyja e cila projektet e mia muzikore janë shëndruar në lëvizje.

I juaji,
S4MM”.

View this post on Instagram

A post shared by S4MM (@samirs4m)

Artikuj të ngjashëm