Qasja tërësisht e papërshtatshme e balerinit Albi Nako dhe gazetares Erjona Rusi në formatin e kërcimit “T’ka mami yll” po vazhdon të komentohet në rrjet.
Ata po kritikohen për bullizimin e hapur ndaj një konkurenteje 8 vjeçare dhe raportit të saj me ushqimin.
E radhës që ka reaguar është gazetarja Aulona Musta.
AJo ka ndarë insertin e skenës së pështirë me ç’rast është shprehur:
“Kur do ta kuptojne njerezit e ekranit peshen qe kane fjalet e tyre? ASKUSH ne bote nuk duhet te rrije pa ngrene, sepse nuk eshte kjo qe te con ne te paturit e nje trupi te bukur! TE RRISH PA NGRENE thjesht te semure”
Nga Erjona që njihet si avokuese e të drejtave të vajzave dhe grave por as nga Albi Nako (që nuk i ka për herë të parë këto komente) nuk ka ende një reagim. /Prive.al