Edicioni i dhjetë i Big Brother, do të fillojë transmetimin mbrëmjen e sotme në 21:00 me versionin “VIP”.
Përvecse për pjesëmarrësit që do të banojnë brenda në shtëpi, shumë gjatë u diskutua edhe kush është i denjë për të zënë karrigen e opinionistit.
Tani më janë kuptuar edhe dy opinionistët zyrtarë.
Arbër Hajdari, 24 vjeçar, është jurist dhe themelues i fondacionit “Fundjavë Ndryshe” që prej 2015-ës. Balina Bodinaku, është drejtoreshë marketingu pranë një banke dhe njëkohësisht moderatore. Pas një eksperience tek “E Diela Shqiptare”, ajo rikthehet si prezantuese e emisionit të pasdites në RTSH, aty ku edhe filloi karrierën.
Edhe këtë edicion, çmimi për fituesin është 100 mijë euro. /Prive.al