Rita Ora mahnitëse në ‘Mobo Awards 2015’ (Foto)

By

Këngëtarja me origjinë shqiptare vazhdon të jetë e preferuara e britanezëve por jo vetëm.

Të mërkurën, Rita Ora ka qenë pjesëmarrëse në ‘Mobo Awards’ që është krijuar me idenë e njohjes së artistit pa dallim kombësie, etnicititeti apo race.

Në festën që në shqip mban emrin “Muzikë nga njerëzit me ngjyrë” shkëlqeu gjatë ndarjes së një çmimi.

Mirëpo misioni i saj nuk përfundoi aty. Rita ishte ftuar edhe për të performuar në skenën madhështore.

Interpretimi i dy këngëve “Body on me” dhe “Poison” ishte mahnitës dhe u duartrokit nga publiku e artistët e pranishëm.

Të njëjtin efekt morën edhe ata që e ndoqën nga shtëpia përmes ekranit të cilët zgjodhën hapsirën e komenteve në një foto të që ndau Rita në instagram, për ta komplimentuar për emocionin që transmetoi gjatë këndimit.

E për një ikonë të modës si Ora, nuk mund të mungonin komentet e mira për veshjen e saj./Prive.al

rita mobo rita

Artikuj të ngjashëm