Aurela Gaçe dhe Stine ‘rikthejnë Dr. Florin’, zbulohet data e bashkëpunimit

By

Me anë të disa postimeve në rrjete sociale, është bërë e ditur se Aurela po vjen në bashkëpunim me Stine.

Pjesë do jetë edhe Flori, megjithëse jo fizikisht, por me zërin e tij të regjistruar para se të ndërronte jetë.

“PO VJEN… S. F. L”, shkroi Aurela pak më herët, ndërsa në foto shfaqet ajo me Stine, e në sfond, emri i Florit në një led të madh.

Gjithashtu, bashkëpunimi është një nga këngët që do jetë pjesë e albumit të saj.

Një postim i dytë i këngëtares në llogarinë e saj në Instagram zbuloi edhe më shumë detaje në lidhje me bashkëpunimin.

Aurela ka bërë me dije në rrjetet sociale se kënga lansohet ditën e shtunë, më 2 tetor. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm