Arbana dhe Lori, përsëri bashkë!

By

E papritura ndodhi! Pas një periudhe të gjatë që nuk i shihnim më në shoqërinë e njëra-tjetrës, trashëgimtarja e “Top Channel” Lori hoxha dhe prezantuesja e këtij televizioni Arbana Osmani, janë ulur sërish në një tavolinë.

Arsyeja e ftohjes midis të dyjave mbeti gjithmonë mister, por duket se pronarja e televizionit ka hedhur gjithçka pas krahëve. Pasi i qëndroi larg Arbanës, duke mos e ftuar as një ditëlindjen e saj, Lori është afruar sërish me të.

Ka qenë vetë Arbana që ka informuar ndjekësit e saj për këtë ndryshim. Në Instagram moderatorja ka publikuar një foto ku shfaqet e buzëqeshur me Lorin duke shënuar “Duke folur për modën me gurunë time të fashion-it”.

Dihet që Lorii dhe shijet e saj për modën kanë qenë gjithherë frymëzim për Arbanën. Të shohim nëse ajo do e vazhdojë traditën edhe këtë sezon televiz, duke u kujdesur për veshjet e prezantueses në spektaklin që do të drejtojë së shpejti.  /lapsi.al/

arbanalori

Artikuj të ngjashëm