Willie Garson vdiq nga kanceri në pankreas, konfirmoi autopsia e tij për “New York Times” të enjten.
Ylli i ndjerë i “Sex and the City” vdiq të martën në moshë 57 vjeç në shtëpinë e tij në Los Angeles.
“Në vend të luleve, familja kërkon që çdo donacion që bëhet në emrin e tij t’i drejtohet Aleancës për Drejtat e Fëmijëve”.
Aktori adoptoi djalin e tij, në vitin 2009.
“Unë kisha një lidhje të gjatë për rreth 20 vjet, dhe ajo nuk donte të kishte një fëmijë, gjë që është mirë,” tha ai. “Dhe ishte si kriza ime dhe mesit të jetës. Ashtu, unë me të vërtetë doja një fëmijë më shumë se çdo gjë tjetër. Dhe unë mora një dhe ne jemi partnerë, fëmija im dhe unë,” ishte shprehur Garson vite më parë.
Lajmin për vdekjen e tij, e ndau i biri përmes një postimi prekës në Instagram.