Së fundmi, Rita Ora ka folur hapur për jetën e saj dhe këtë e bëri në një intervistë për “Vogue Australia”.
Ndonëse foli shumë për karrierën e saj muzikore dhe projekte të tjera, ajo foli për herë të parë për partnerin e saj, Taika Waititi.
“Jam në një vend të mrekullueshëm të jetës sime, dhe vetëm kaq do të them tani për tani. Mendoj, me gjithë respektin, se privatësi është shumë e rëndësishme. Po… kam mësuar shumë gjatë të 20-tave të mia”, tha ajo.
Gjithashtu, është përfolur se çifti kanë marrë hapin e radhës dhe janë fejuar, ndonëse nuk ka konfirmim ende.
Javën që lamë pas, dyshja u shfaq për herë të parë në tapetin e kuq të “Met Gala”. /Prive.al