Pas vetëm dy muajsh, Labi ‘ndahet’ nga Dukagjini?

By

Dy muaj më parë iu njoftuam për herë të parë sa i përket lëvizjes së Labinot Gashit.

Prezantuesi televiziv pas afro katër vitesh la KTV-në për të vazhduar një kapitull të ri në televizionin Dukagjini.

Ai nuk priti shtatorin dhe nisi bashkë me ekipin një format veror përgjatë fundjavave që ishte vetëm një “shije” e çfarë pritej në sezonin e ri televiziv.

Por, shtëpia e re televizive e Labit paska qenë shumë e shkurtër.

Burime të sigurta të portalit Prive.al e kanë konfirmuar se bashkëpunimi i Labit me televizionin Dukagjini ka marrë fund, ende pa nisur mirë.

“Labi është larguar nga Dukagjini para pak ditësh. Ai tashmë e ka finalizuar marrëveshjen për t’u rikthyer sërish me formatin e tij në KTV” – shprehet burimi ynë.

Nuk dihet se çfarë ka çuar në këtë shkëputje të beftë e të shpejtë të bashkëpunimit mirëpo gjithçka që kaloi mund të përshkruhet më së miri si një aventurë nga ato të shkurtërat të verës. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm