Rrjeti gumëzhiu me pretendimet se është në lidhje me Bora Zemanin, Atdheu thyen heshtjen

By

Së fundmi, gjerësisht është përfolur dhe raportuar në media që Bora Zemani dhe Atche Xharavina janë në lidhje.

U tha se pëlqimi mes tyre nisi kur Bora i dha fund lidhjes së saj dhe pas mbarimit të “Për’puthen” ku ishte konkurrent Atdheu.

Mirëpo deri më tani asnjëri nga të dy nuk kanë reaguar, derisa Atdheu theu heshtjen në një intervistë në Top Channel.

Në intervistën ai hodhi poshtë thashethemet se ata dy janë në një lidhje. Atdheu tha se ka shumë respekt dhe simpati si shoqe. Ndërkaq ka të reja në jetën e tij sentimetale që nuk përfshijnë aspak moderatoren.

Atdheu tha se ishte i dashuruar ndonëse nuk pranoi të zbulonte më shumë detaje.

“Është shumë simpatike, s’mund të gënjejmë. Kam respekt për Borën, është gocë shumë e mirë, por e shoh vetëm si shoqe. Nëse do kishte qenë konkurrente në “Përputhen” atëherë është ndryshe muhabeti. Do kisha dalë me të, pse jo? Do kisha tentuar t’i fitoja zemrën. Nuk ka asgjë mes nesh, nuk besoj se mund të këtë. Po të ishte konkurrente do dilja se ashtu është formati”, u shpreh Atdheu. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm