Dafina Zeqiri ka qenë mjaft aktive këtë vit me projekte të reja muzikore, të cilt ishin pjesë e albumit të saj “Dafinë Moj”.
Në mesin e bashkëpunimeve të shumta që këngëtarja do sjellë, është edhe projekti me emrin tjetër të estradës Tuna Sejdiu.
Ky projekt do t’i sjellë këngëtaret pas 10 viteve në bashkëpunim.
E për këtë projekt këngëtaret kanë disa fjalë për njëra tjetren.
“Nuk mund të isha më e emocionuar për këtë ribashkim pas një dekade” shkroi Tuna në postimin e saj në InstaStory.
“Mezi po pres për videon tonë muzikore” u përgjigj Dafina. /Prive.al