Së fundmi, Selvije Jao realizoi një sesion pyetjesh përgjigjesh me ndjekësit e saj.
Shumë nga ata ishin kureshtarë të dinin më shumë detaje nga shtatzënia e saj, dhe ajo ndau plot detaje në lidhje me këtë.
Një nga ndjekësit e pyeti se si e kishte pritur Shpati lajmin për shtatzëninë e saj.
Në përgjigjen e saj ajo tha se Shpati ishte personi i parë që kishte kuptuar se ajo ishte në pritje të ëmbël. Gëzimi ishte jashtëzakonisht i madh, mirëpo këngëtari nuk mund ta besonte derisa dëgjoi rrahjet e zemrës së foshnjës.
“Personi i parë ka qenë Shpati dhe sa e pashë rezultatin e testit, duke u dridhur nga gëzimi e zgjova nga gjumi t’i tregoj dhe normal që gëzimi ishte shumë i madh edhe nga ana e Shpatit. Nuk na besohej deri sa kemi dëgjuar rrahjet e zemrës së bebit”, ka shkruar ajo. /Prive.al