Dyshja e njohur ndezin thashethemet për fejesë

By

Ylli i “Transformers” Megan Fox u pa me një unazë në gisht të mërkurën ndërsa shihte këngëtarin Machine Gun Kelly në prova për MTV Video Music Awards 2021, raporton UsWeekly.

Një burim më tej spekuloi për revistën se një “njoftim i papritur” mund të bëhet gjatë shfaqjes së Kelly të “Papercuts” me Travis Barker në shfaqjen e së dielës.

Fox, 35 vjeçare dhe Kelly, 31 vjeçae, janë në lidhje që nga korriku i vitit 2020.

Ata u takuan në xhirimet e “Midnight in the Switchgrass” dhe bënë daljen e tyre të parë në në tapetin e kuq në Çmimet Amerikane të Muzikës 2020 në nëntor.

Kjo nuk është hera e parë që çifti ka ka ndezur thashethemet e fejesës, pasi Fox u pa me një unazë të madhe në janar. Sidoqoftë, ajo hodhi poshtë thashethemet e fejesës në atë kohë duke e mohuar një gjë të tillë.

Kjo do të ishte martesa e dytë e aktores, pasi ajo është në mes të një divorci nga burri i saj Brian Austin Green. Ajo paraqiti dokumentet nëntorin e kaluar për t’i dhënë fund martesës së tyre 10-vjeçare.

Çifti i ndarë kanë tre djem së bashku: Noah, 8 vjeç, Bodhi, 7 vjeç dhe Journey, 5.

Ndërkohë, kjo do të ishte martesa e parë për Kelly, emri i vërtetë i të cilit është Colson Baker.

Ai ka një vajzë 12-vjeçare, Casie, nga një lidhje e mëparshme me Emma Cannon.

Artikuj të ngjashëm