Një milionë shikime për ‘Shumë on’

By

Dhurata Dora me gjasë ka goditur në shenjë duke gjetur formulën e suksesit në industrinë ku vepron.

Secili projekt muzikor po i shndërrohet në hit duke u dëgjuar në secilin cep ku flitet shqip.

Njejtë po i ec edhe me shikimet në Youtube. Në një javë nga publikimi i ‘Shumë on’, Dhurata ka arritur të kapë shifrën jubilare një milion.

Për këtë zhvillim ajo ka falemnderuar fansat përmes një postimi në rrjetin social Instagram. Duke mos harruar të përmend bashkëpunëtorët, Dhurata ka deklaruar ‘po, ne mundemi’.

Kujtojmë se ‘Shumë on’ erdhi pas ‘Ti don’ që u listua ndër hitet absolute të verës. /Prive.al

https://instagram.com/p/9ecSE-hhkK/

Artikuj të ngjashëm