Djalë apo vajzë? Ish-konkurentja e ‘Përputhen’ pret…

By

Fjorela Peto, ish konkurentja e programit Perputhen për herë të parë është në pritje të ëmbël. Një foto e saj e cila qarkullon në rrjetet sociale, ku duket me barkun e rrumbullakosur, vërteton më së miri se bukuroshja e ëmbël së shpejti do të bëhet nënë. Burime pranë familjes së saj kanë zbuluar se Fjorela do të bekohet me një vajzë, dhe emrin do tja vë Evita.

View this post on Instagram

A post shared by Fjorela Peto (@fjorela__peto)

Kujtojmë se rrugëtimi I Fjoreleës në Përputhen ishte shumë I shkurtër, pasi ajo tha në program, se e ka gjetur dashurinë jashtë programit. Ndërkohë burime pranë familjes së ish-konkurrentes kanë zbuluar se Fjorela është në një marrëdhënie me një djalë që jeton jashtë shtetit dhe që quhet Ani Brakaj. Sipas këtyre burimeve, partneri i saj është i angazhuar me një biznes privat në Belgjikë. Madje në profilet e tyre në Instagram vihet re se ata e ndjekin njëri-tjetrin.

Për më tepër partneri I saj ka publikuar një video nga makina, ku në sediljen e pasagjerit shihet e ulur një vajzë me flokë të zeza të gjata. Bukuroshja e njohur po planifikon që të jetojë me partnerin në Belgjikë pasi të celebrohen bashkë. Mirëpo, procesi i marrjes së lejes së qëndrimit në Bruksel po ecën mirë për Fjorelën pas celebrimit me partnerin e saj dhe në fund të tetorit do të shpërngulet përfundimisht atje.

Artikuj të ngjashëm