A e ka mbytur përfundimisht puna në distancë, romancën në zyrë?

By

Nuk është për t’u habitur që vendi i punës nuk është vetëm një mjedis që prodhon punë për të cilën paguheni, por ajo është edhe një lloj shtylle për krijimin e një jetë më të mirë, krijimin e miqësive, dramave, por edhe romancave.

Kim Elesser, autore e “Sex and the Office” në një analizë mbi pozicionin e grave në vendin e punës, tha se ka tre faktorë të tërheqjes në vendin e punës.

“Ka të tre faktorët kryesorë që çojnë në tërheqjen. E para është ngjashmëria me dikë, e dyta është afërsia fizike dhe e treta është familjariteti”, tha ai.

Kjo nuk vlen vetëm për marrëdhëniet e krijuara nga puna, por edhe për besimin ose mos besimin ndaj dikujt, shkruan The Independente, transmeton Klankosova.tv.

Terapisti, Peter Saddington tha se duke qenë se një pjesë e madhe e ditës kalohet në punë, aty mund të krijohen situata të ndryshme.

“Në punë mund të ndodhin edhe mashtrime, nëse po kaloni më shumë kohë me një koleg në shtëpi. Ndodh që kolegët janë njerëzit me të cilët e kaloni mëngjesin dhe mbrëmjen”, tha ai.

Por, gjatë dekadës së fundit, numri i romancave në zyrë, apo në vendin e punës ka qenë në rënie.

Një studim zbuloi se në vitin 2017, 11 përqind e njerëzve u takuan me partnerin e tyre në punë krahasuar me 19 përqind në vitin 1995, ndërsa në vitin 2017, vetëm dy përqind.

Mirëpo, duket se puna në distancë të cilën e imponoi mbyllja për shkak të pandemisë, ka bërë që flirtimet dhe krijimi i marrëdhënieve online të rritet.

Studiuesit kanë konstatuar se kjo ka ndodhur për shkak se dëshira për njohje rritet, kur e di se është më i vështirë takimi personalisht me dikë.

Artikuj të ngjashëm