Sot në media u publikua lajmi se Korab Shaqiri ka refuzuar ofertën e Adelina Ismailit për një duet të përbashkët.
U tha që ajo madje i kishte premtuar këngëtarit se do t’i mbulojë të gjitha shpenzimet dhe ajo që mjaftonte ishte vetëm aprovimi i tij.
Por, Adelina ka reaguar ndaj këtij lajmi, megjithëse siç është shprehur nuk ka komentuar tash e një kohë shkrimet e atyre që i quan ‘shërbëtorë të shërbimeve të natës’.
Më pas, ajo që cilësohet nga shumëkush si diva e estradës, lëshohet në trajta personale duke u marrë me pronarin e portalit në fjalë të cilin e ndërlidh me orientime partiake. Adelina vë theksin tek fakti që me këngët e saj ajo ka vite që kërkon nga politika të ndalet krimi ndër shqiptarë.
Postimin në rrjetin social Facebook, këngëtarja e mbyll me porosi në të cilën shprehet deklarativisht se për dikë ky është fundi, e për dikë tjetër vetëm fillimi. /Prive.al/