Modelja amerikane, Amber Rose ka folur hapur për detaje të lidhjes së saj me Alexander Edwards. Ajo e akuzon atë se e tradhtoi me të paktën 12 gra.
Në një seri postimesh në llogarinë e saj në Instagram, ndër të tjerash ajo shkruan, “Jam e lodhur nga tradhtia dhe poshtërimi në prapaskena”.
“Të 12-tat sa jeni (për të cilat e di, por mund të jeni edhe më shumë) mund ta mbani atë. Të gjitha e dinit se ai ishte në lidhje dhe me fëmijë, por ju vazhduat me të gjithsesi”.
“I kam parë mesazhet tuaja. Të gjitha ishit të vetëdijshme por ju nuk më detyroheni besnikëri kështuqë nuk ka lidhje”, shtoi ai.
Modelja shtoi se ajo do të përmbahej nga ekspozimi i identiteteve të grave që kanë fjetur me të dashurin e saj. /Prive.al