Sipas hulumtimeve të reja, dhënia e komplimenteve ka përfitime të mëdha tek të dyja palët.
Shkrimtari Mark Twain e kishte konsideruar si dhuratë të rrallë dhënien e komplimenteve.
“Komplimenti është një nga dhuratat më të rralla të njerëzve, por ajo është një lumturi për tjetrin”, kishte shkruar ai.
Fatkeqësisht, shqetësimet tona për mënyrat se si të tjerët mund t’i perceptojnë fjalët , mund të na pengojnë të bëjmë komplimente.
Profesori i shkencës në Universitetin e Çikagos, Nicholas Epley tha se me dhënien e një komplimenti, e bëjmë dikë të ndihet mirë, por ndihemi mirë edhe vet, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
“Komplimentet janë mënyra më e lehtë për t’i bërë njerëzit e tjerë dhe si rezultat edhe veten të ndihemi më mirë”, u shpreh ai.
Megjithatë, studimet e reja mbi psikologjinë e dhënies dhe marrjes së komplimenteve sugjerojnë se frika jonë për mënyrat se si do të merren lavdërimet tona janë plotësisht të pabazuara.
Dhe duke hequr dorë nga ky siklet, ne të gjithë mund të gëzojmë marrëdhënie më të mira me miqtë tanë, anëtarët e familjes dhe kolegët.