Remzia i befason me dhurata anëtarët e bendit të saj

By

Pas një viti shkëputje e të pazakontë në afro katër dekada karrierë, kjo verë e gjeti Remzie Osmanin të angazhuar me dasma.

Një nga këngëtaret më të kërkuara pati një axhendë shumë të ngjeshur, herë vetëm me bendin e herë edhe me vëllain Nexhatin.

E në prag të përmbylljes së një tjetër sezoni shumë të suksesshëm, Remzia ka menduar për bashkëpunëtorët e saj që i qëndrojnë pranë e që njëherësh krijojnë ekipin e “ndezjes” së atmosferës.

Remzia ka befasuar anëtarët e bendit të saj me nga një parfum të markave të shtrenjta.

Vlera e mirënjohjes dhe frymës së ekipit duket se është rrënjosur moti tek këngëtarja prandaj edhe suksesi s’vie rastësisht! Prive.al

Artikuj të ngjashëm