Vetëm 24 vjeçare, Bella Hadid ka paraqitje të paharrueshme në tapetin e kuq. Por së fundmi ajo zbuloi se një nga fustanet që ka veshur edhe kësaj ditë e bën të turpërohet.
Në një intervistë për Vogue, ajo tha se bëhet fjalë për fustanin e kuq që e veshi në Kanë në vitin 2016.
“Kjo është dukshëm një moment ikonik në tapet”, tha ajo për fustanin.
Fustani i kuq kishte një prerje të ulët në pjesën e dekoltesë, shpinë të hapur dhe një qarje të thellë mbi këmbën e saj.
“Isha shumë nervoze në këtë fustan”, shtoi ajo. “Dukem shumë seksuale. Isha nervoze për kamerat, grimi e tepërt, dhe shumë nervoze për çarjen e fustanin”.
“Turpërohem edhe sot e kësaj ditë”, vazhdoi ajo. “Edhe pse fustani ishte i mrekullueshëm, thjesht nuk ndihesha vetja në të”. /Prive.al