Gjatë netëve të nxehta shumica e njerëzve e kanë të vështirë të bëjnë gjumë të rehatshëm.
Sipas Nerina Ramlakhan, ekspertit të gjumit në Silentnight, temperatura optimale e dhomës së gjumit për të fjetur është midis 16 dhe 21 gradë Celsius, kështu truri juaj duhet të jetë pak më i freskët.
“Një gjumë i mirë është i rëndësishëm për të përpunuar informacionin gjatë gjithë ditës si dhe për të riekuilibruar trupin fizikisht dhe mendërisht”, thotë Ramlakhan.
Ai gjithashtu tha se për gjumë të mirë nevojitet edhe ndryshimi i temperaturës mes trupit e trurit, shkruan The Independent, transmeton Klankosova.tv.
“Idealisht, në mënyrë që të flemë mirë, duhet të ketë një ndryshim të temperaturës midis trupit dhe trurit tonë, me pak fjalë një trup i ngrohtë dhe një kokë e ftohtë”, shtoi ai.
Rekomandohet që të përdorni pizhame pambuku dhe çarçafë të hollë e të pastër për shtratin tuaj, pambuku me cilësinë më të lartë është materiali ideal i shtratit për të fjetur dhe për të qëndruar i freskët pasi është më i përshtatshëm edhe për procesin e frymëmarrjes.
Ndërsa sipas ekspertit të gjumit, Dave Gibson, duhet të sigurohuni që nuk po hani shumë proteina pasi kjo rrit temperaturën e trupit dhe gjithashtu edhe shpejtësinë e metabolizmit.
Ushqimi pikant, të paktën tre orë para gjumit, mund t’ju bëjë të djersiteni e në këtë mënyrë qetësohet edhe trupi juaj.
Për fund, ushtroni në mëngjes dhe jo në mbrëmje, kështu trupi juaj do të jetë më pak i nxehtë dhe gjumi më i rehatshëm.