Cilat janë arsyet që Kim Kardashian po mbyll KKW Beauty?

By

Kim Kardashian West po mbyll KKW Beauty.

Ylli amerikan Kim Kardashian, u tha fansave që është duke mbyllur linjën e saj të kozmetikës  të cilën ajo themeloi në vitin 2017, derisa për këtë arsye po planifikon të rikthejë linjën si një “markë krejtësisht të re” gjatë muajve të ardhshëm.

Ajo njoftoi në një deklaratë: “Për klientët tanë besnikë, gjithçka filloi me një kuti konturash dhe u zgjerua në sy, buzë, trup dhe shumë koleksione të pabesueshme gjatë katër viteve të fundit”.

“Me 1 gusht në mesnatë ne do të mbyllim faqen “KKWBeauty.com”, në mënyrë që të mund të kthehemi tek ju me një markë krejtësisht të re me formula të reja që janë më moderne, inovative dhe të paketuara në një pamje të re të ngritur dhe të qëndrueshme.”

Ylli i Keeping Up With The Kardashians shtoi: “Unë jam e ngazëllyer që do të vazhdoj të zhvilloj dhe zgjeroj gamën time të produkteve, dhe që ju më në fund të jeni në gjendje ta përjetoni atë ashtu siç e kam paramenduar gjithmonë.

Kim premtoi që fansat nuk do të duhet të presin shumë për të parë se çfarë ka planifikuar. Ajo tha se nuk do të jemi të zhdukur për shumë kohë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm