Detajet e festës së ditëlindjes së Encës

By

Enca Haxhia nesër feston ditëlindjen e 20-të duke nisur dekadën e tretë të jetës.

Këngëtarja e ka treguar sot në rrjete sociale se po bëhet gati duke shprehur bindjen se e nesërmja do të jetë ditë e mrekullueshme.

Prive mëson nga burime të afërta me Encën se kjo e fundit do të organizojë një festë të madhe të tipit ‘house party’  vetëm me miqtë e saj të ngushtë.

Festa do të ketë një temë të caktuar në bazë të së cilës do të organizohet. Mendohet se ajo do të zgjasë jo vetëm për disa orë por për më shumë se një ditë të plotë.

Duket se Enca është e vendosur që 20-shin ta festojë jo dosido por si një moment të paharrueshëm të jetës së saj. /Prive.al/

https://instagram.com/p/8_TAvAkv8z

Artikuj të ngjashëm