Coca-Cola humbi miliarda dollarë vetëm pse Ronaldo refuzoi ta pinte!

By

Heqja e dy shisheve Coca-Cola nga Cristiano Ronaldo gjatë një konference për shtyp në Euro ka përkuar me një rënie prej 4 miliardë dollarësh në çmimin e aksioneve të gjigandit.

Kapiteni i Portugalisë është një fanatik i njohur i shëndetit dhe e bëri të qartë se çfarë mendon për pijen e gazuar. 36-vjeçari zhvendosi shishet e Coca-Cola-s larg tij gjatë një konference shtypi në Budapest të hënën në parathënien e lojës së vendit të tij në Grupin F kundër Hungarisë.

Çmimi i aksionit të Coca-Cola ra nga 56.10 dollarë në 55.22 dollarë pothuajse menjëherë pas gjestit të Ronaldos, një rënie prej 1.6%. Vlera e tregut e Coca-Cola shkoi nga 242 miliardë dollarë në 238 miliardë dollarë – një rënie prej 4 miliardë dollarësh. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm