Pas një viti pandemie, pasigurie në punë ose ngarkesave të mëdha të punës dhe stresit, të gjithë kanë nevojë për pushime në mënyrë që të relaksohen,
Por realiteti është se marrja e pushimit nga puna nuk është gjithmonë si një gjë e lehtë për tu bërë.
“Unë nuk kam marrë pushim të duhur për më shumë se një vit dhe nuk jam i sigurt kur do të jem në gjendje të marr një të tillë “, thotë psikologia dhe trajneri ekzekutiv Marie-Helene Pelletier, PhD , MBA.
Kufizimet e vitit të kaluar thotë ajo i kanë ndaluar pushime dhe kalimin e kohës në vende të huaja apo atraksione turistike.
Por pushimet nuk kanë qenë kurrë më të nevojshme se tani, pasi vitin e kaluar është parë një rritje e ndjenjave të ankthit dhe depresionit tek njerëzit, raporton verywellmind, transmeton Klankosova.tv.
“Nevoja për një pushim është thelbësore për shëndetin tonë mendor dhe nëse me të vërtetë duam të jemi të përqendruar në punë, duhet të sigurojmë funksionimin e trurit tonë” , thotë Pelletier.
Kur të planifikoni pushimet, krahasoni ato me buxhetin tuaj dhe sasinë e kohës së pushimeve që është në dispozicion për ju.
Dhe pasi të keni vendosur një plan, lejojeni vetes të shijojë kohën në pushimet tuaja, sado e gjatë të jetë.