A jeni gati? UNUM po vjen!

By

Në ambientet e hotel Princ Adriatik te Rana e Hedhun në Shëngjin, në fillim të këtij maji është mbajtur konferenca zyrtare e festivalit UNUM i cili zyrtarisht rikthehet këtë vit.

Nga data 3 deri më 7 qershor në plazhin e Ranës së Hedhun në Shëngjin, UNUM Festival pritet të sjellë turistë nga mbarë bota.

Ministri shqiptar i Turizmit, Blendi Klosi konfirmoi se mbajtja e festivalit do të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë.

10 ditë kanë mbetur dhe ka kohë për të gjithë ju që doni të rezervoni një biletë për një eksperiencë të paharruar. Ama nxitoni sepse më shumë se 70% e biletave janë shitur!

Gati se gjithcka është gati, madje edhe moti është në anën tonë – plot diell! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm