Bebe Rexha së fundmi ka pranuar një vizitë nga Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së.
Të dyja u takua në Los Anxhelos, dhe Bebe publikoi një video teksa të dyja po shijonin pak kohë së bashku në një nga lokalet e qytetit amerikan.
Në videon që ajo ka ndarë në Instagram dhe ka etiketuar politikanen, ajo shprehet se po ha mëngjes me kushërirën e saj.
Më parë, Kryemadhi kishte zbuluar se mamaja e saj dhe babai i Bebes, janë kushërinj të parë dhe se familjet kanë ruajtur marrëdhënie të afërta. /Prive.al