Dalin në dritë disa të fshehta të Bill Gates dhe martesës së tij

By

Disa ditë më parë, Bill dhe Melinda Gates tronditën publikun se ata po ndahen pas 27 vjetësh martesë.

Çifti i njohur dhe i moshuar ka vendosur të divorcohet, miliarderi i njohur ka thënë se ishte një lidhje pa dashuri.

Por, mediat amerikane zbulojnë se Gates ishte lakmitar në femra të tjera ndër vite, në vitin 2006, Bill kishte ngacmuar një punonjëse të Microsoft duke i kërkuar një darkë romantike.

Një rast tjetër dyshues është kur Bill Gates kishte udhëtuar në Nju Jork me një grua që punonte për fondacionin Bill dhe Melinda Gates.

Bill dyshohet se kishte për disa vjet marrëdhënie jashtëmartesore me një inxhiniere të Microsoft dhe besohet që kjo ishte arsyeja pse ai u tërhoq nga bordi drejtues. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm