Ndërron jetë një nga yjet më të moshuar të Hollywood-it

By

Norman Lloyd, aktori veteran, producent dhe regjisor i nominuar nga Emmy ndërroi jetë në moshën 106 vjeçare.

Djali i Lloyd, Michael Lloyd, tha se babai i tij ndërroi jetë të martën në shtëpinë e tij në lagjen Brentwood të Los Angeles.

Djali i Lloyd, Michael Lloyd, tha se babai i tij vdiq të martën në shtëpinë e tij në lagjen Brentwood të Los Angeles.

Lloyd njihet si një ndër aktorët më të vjetër të “Hollywood-it”. Karriera e tij daton që në dramat më të hershme amerikane, si ajo e vitit 1939, “On the Streets of New York”, deri tek projektet e shekullit të 21, si “Modern Family” dhe “The Practice. Në vitin 2015, ai u shfaq në komedinë e Amy Schumer, “Trainwreck”. Roli i tij më i famshëm është ai në filmin e vitit 1942, “Saboteur”, drejtuar nga Hitchcock, i cili gjithashtu e përfshiu Lloyd edhe në thrillerin klasik të vitit 1945, “Spellbound”.

Artikuj të ngjashëm