Mërgim Mavraj: Fitorja i dedikohet atyre që derdhën gjak për ngjyrat kuq e zi

By

Fitores në Yerevan të Armenisë, respektivisht kualifikimit në Euro 2016 i është gëzuar edhe futbollisti Mërgim Mavraj.

I kontaktuar nga News 24, ai u shpreh: ‘Emocionet nuk përshkruhen, jam duke eksploduar por më vie shumë keq që nuk jam afër skuadrës ose në Tiranë në këto momente’.

Kur u pyet se a e priste një rezultat të tillë Mavraj potencoi se sidomos pas humbjes me Serbinë, fitorja ishte synimi kryesor.

Futbollisti nuk harroi të falemnderojë çunat e ekipit duke deklaruar se ata në ndeshjet e fundit kanë luftuar si luanë.

Për fitoren, Mërgimi tha se i dedikohet atyre që kanë derdhur gjak për ngjyrat kuq e zi, njerëzve që për këtë ideal kanë humbur edhe familjarët e tyre. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm